Zvicra surprizoi gjithë botën duke eliminuar Francën në fazën e 1/8-ave në Euro 2020. Në Bukuresht, Kylian Mbappe humbi penalltinë vendimtare që nxorri jashtë Francën pas një tjetër ndeshjeje të çmendur me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 3-3 përfshirë edhe 30 minutat e shtesës.
Heroi i mbrëmjes, sigurisht ishte Yann Sommer, portieri që bëri pritjen vendimtare. Një ditë përpara ndeshjes së madhe, Sommer së bashku me Jonas Omlin dhe Gregor Kobel kishin vendosur syze të veçanta për ti ndihmuar në përgatitje.
“Syzet inteligjente”, funksionojnë me bateri dhe krijojnë një efekt të lëvizjes së ngadaltë duke ndihmuar portierët të parashikojnë lëvizjen dhe të bëhen më reagues në goditjet e kundërshtarit. Një risi që stafi i Zvicrës e zbatoi në ndeshjen kundër Francës, ndërsa kjo metodë është përdorur edhe në ndeshje që përfaqësuesja helvete ka qënë pjesë e aktiviteteve të këtij lloji.
Syzet inteligjente lëshojnë drita të ndezura, duke stimuluar muskujt e bebit të syrit dhe për të shpejtuar lëvizjet. Sipas informacioneve, portieri Yann Sommer i mban syzet inteligjente për 15 minuta çdo dy ose tre ditë ndërsa pas 2 muajsh jep efekt të caktuar në rritjen e shikimit.
/Priza.al/