Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka fituar garën e parë zgjedhore të vitit 2024 në ShBA, duke mposhtur me lehtësi disa rivalë republikanë në Iowa.
Agjencia “Associated Press” e shpalli shpejt të mbyllur garën, duke e deklaruar fitoren e Trump, ndërsa ekipet ishin ende duke i numëruar votat. Kjo ishte shenjë se miliarderi kishte epërsi të madhe në garë, raporton gazeta “The Guardian”.
“Kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Është hera e tretë që ne fitojmë. Por kjo është më e madhja. Dua të përgëzoj Ron dhe Nikin që kaluan një kohë të mirë së bashku. Mendoj se ata të dy ia dolën shumë mirë”, tha Trump.
Gara për vendin e dytë ishte shumë më e ngushtë. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, fitoi në garë me Nikki Haley-n.