Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreu të PD, Lulzim Basha, për reformën Zgjedhore.
Ambasada thekson se takimi me liderët e partive përfaqësuese në vend, nuk tregojnë domosdoshmërish ndërmjetësim.
“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”- thuhet në reagimin e ambasadës për TCH