20-vjeçarja humb jetën pasi konsumoi tiramisu në restorant!

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e një 20-vjeçareje, e cila vdiq pas ngrënies së një tiramisuje.

E reja, e cila kishte alergji nga bulmetet iu servir një ëmbëlsirë ‘tiramisu’ që kishte përmbajtje qumështi. Anna Bellisario me të dashurin raportohet se kishin dalë në një restorant të vogël në Milano më 26 janar të vitit të shkuar. Duke pasur alergji nga bulmetet ajo porositi ëmbëlsirën e reklamuar si vegane (pa përmbajtje bulmeti ose mishi) por pak më vonë pësoi krizë anafilaktike dhe vdiq një javë më vonë në spitalin San Raffaele.

Prokuroria e Milanos thotë:

“Sasia e tiramisusë së gjetur në produktin në fjalë tregon se mascarpone ishte prezente në preparat si një përbërës, duke rezultuar kështu “fatale për viktimën”, që vuante nga alergjia ndaj produkteve të qumështit.”

Gjendja e saj dukej kritike që në fillim dhe dy tentativat për reanimim, të kryera fillimisht nga arkëtari i restorantit dhe pak më pas nga punonjësit e shëndetësisë, rezultuan të padobishme. E reja vdiq më 5 shkurt 2023 në spitalin San Raffaele.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *