Ky sezon i ri i Big Brother ka ardhur me disa risi dhe një prej tyre është numri i banorëve që do të futen në shtëpi. Në natën e parë ishte 18 numri i banorëve që u bënë pjesë e formatit, ndërsa dje u bëhenë pjesë edhe gjashtë banorë të rinj.
I pari që është futur është një prodhim i “Për’puthen”, Fation Kuqari, i cili duket se i ka synimet e qarta dhe kërkon të jetë ai që do të fikë dritat e fundit.
“Unë e kam bërë krenare mamin, e kam një nga fansat më të zjarrta, pres të fik dritat i fundit. Më vjen të futem nga ekrani aq mezi po e pres të këtë gjë. I kam parë mbi 18 orë në ditë. Nuk i kam kuptuar akoma tamam, si banor t’i e di që është ndryshe”, tha Fatjoni.