Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, SPAK thërret sot Malltezin për ta marrë në pyetje!

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e sotme Jamarbër Malltezin për t’u marrë në pyetje lidhur me aferën ‘Partizani’. Kjo është hera e parë që Malltezi thirret për t’u marrë në pyetje që kur ndaj tij u vendos masa arrest në shtëpi. Seanca është planifikuar në orën 10:00 me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Po ashtu, SPAK kërkuar marrjen në pyetje edhe të Berishës, ditën e nesërme, 18 janar. Edhe për Berishën, avokatët kanë depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës. Me shumë gjasa, avokatët kërkojnë që ish-kryeministri të merret në pyetje pasi Apeli i GJKKO-së të shqyrtojë kërkesën e tyre për ankimim të masës së sigurisë arrest shtëpie. Po ashtu, avokatët i janë drejtuar me një kërkesës Prokurorisë së Posaçme, që të lejojnë Sali Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare.

 

Dhëndri i Berishës, u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e ‘korrupsionit’ dhe ‘pastrimit të parave’ në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendosmasa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *