E rëndë/ Ndezi zjarr për t’u ngrohur, 40-vjeçari digjet për së gjalli brenda kasolles!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Oseckë, në Leskovikut, ku një person është djegur i gjallë në një kasolle bagëtish.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, kjo sipas dëshmive të parë të të afërmve që kanë lajmëruar policinë.

Sipas tyre 40 vjecari (coban) kishte ndezur gjatë natës një zjarr për tu ngrohur.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke i shkaktuar vdekjen këtij shtetasi. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *