Një diskutim për dashurinë mes Meri Shehut dhe Roza Latit sot në Big Brother degradoi në prekje fizike, ofendime të rënda dhe kërcënime.
Roza Lati pretendon se Meri iu afrua gjatë një diskutimi dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, ndërsa Meri thotë se nuk ishte shuplakë dhe se Roza e zmadhoi situatën. Debati mes banoreve degradoi në ofendime, madje në një moment Meri i thotë: për 24 orë s’je as në Shqipëri.
Pjesë nga debati:
Meri: Qepe gojën mos të kap unë seriozisht se po të kapa unë seriozisht, nuk do të ngelet qime në kokë.Qepe! Po të kapa seriozisht dije se këtu në reziston 24 orë, jo këtu, po as në Shqipëri!
Roza: Meri mbaji nervat zemra ime,
Meri: Me njerëz budallenj nuk mbaj nerva. Ca argumenti të kesh me ty mi, argument puplash,
Roza: Nuk ke një argument,
Meri: Për 24 orë s’je as në Shqipëri,
Roza: Jam good, më ra në shuplakë . Në bisedë e sipër më kapi te mjekra dhe më ra me shuplakë