Manja: Drejtësia të bëjë drejtësi për vrasjet e 21 janarit!

Kur duhen edhe 2 ditë nga 13-vjetori i vrasjes së protestuesve të opozitës më 21 janar 2011 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kur në qeveri ishte Sali Berisha, ende kërkohet të vihet drejtësi për vrasjen e tyre nga plumbat e pushtetit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, thotë se drejtësia duhet të bëjë drejtësi për vrasjen e tyre, e bëri thirrje që ngjarja të zbardhet në të gjithë dimensionin e saj. Në një kohë kur Gjykata e Strasburgut me vendimin e saj i hapi rrugë rihetimit të 4 vrasjeve, ministri Manja tha se ndihen të lehtësuar me këtë fakt, e se tashmë i takon drejtësisë të vërë drejtësi.

‘Kam një qëndrim konstant për 21 janari. Që në 2011 kam kërkuar drejtësi për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Të zbardhet e vërteta për 21 janarin në të gjithë dimensionin e saj si ngjarjes. Ndihemi të lehtësuar nga vendimi i gjykatës së Strasburgut. Tani takon drejtësisë të bëjë drejtësi.’- tha Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *