Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se është e pamundur të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm mbi këtë proces.
Përtej situatës të krijuar nga një pjesë e demokratëve, Gjiknuri theksoi se reforma zgjedhore nuk do të mund të bllokohet dhe do të arrihet edhe pa opozitën.
“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që pretendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk e kanë lejuar. Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre” tha Gjiknuri.