SPAK ka sekuestruar HEC, Drita, në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij. Mësohet po ashtu se prokuroria e posaçme ka vënë nën sekuestro llogaritë bankare, automjete dhe prona, në emër të Ervin Matës.
Nën hetim pasuror po ashtu është edhe këngëtarja e njohur, këngëtarja Elvana Gjata, emri i së cilës përmendej në përgjimet e Sky Ecc, mes Ervin Matës, Erzen Breçanit dhe djalit të tij. Në përgjime, tre këta të fundit flisnin për transferimin e shumave deri në 500 mijë euro, nga llogaria e Elvanës.