Mbi 20 persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të megaoperacioni antidrogë që është zhvilluar gjatë natës në të gjithë vendin.Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht të rinj nga 20 deri në 30 vjeç, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e qytetit.
Në operacionin e nisur prej pasdites së djeshme dhe e finalizuar mëngjesin e sotëm në Korçë, janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar dhjetëra të tjerë. Ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë. Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.