Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se pas pushimit të reshjeve të dëborës, qarkullimi në të gjithë akset nacionale kryhet pa probleme.
Në një njoftim zyrtar, ARRSH njofton e gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta.
“Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale”, thuhet në njoftim.