Prokuroria e Tiranës ka rihapur sërish dosjen në lidhje me 21 janarin, ku 13 vite më parë u vranë gjatë protestës në kryeqytet Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Mësohet se lidhur me vazhdimësinë e kësaj dosje, prokuroria do të marrë në pyetje gazetarin Artan Hoxha, i cili një vit më parë ka deklaruar se disponon një material audio, detaje të tjera nga ngjarja.
Po ashtu prokuroria ka kërkuar ndihmën e autoriteteve kompetente të huaja për të bërë vlerësimin e provave të sekuestruara.