Mori letër kërcënuese, merret në mbrojtje gjyqtarja, Arnisa Këlliçi!

Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miraton kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme.

Mbrojtja e posaçme nga garda e republikës është miratuar për një afat kohor 3 mujor me të drejtë rishimimi në fund të këtij afati. Vendimi erdhi pas kërkesës në KLP të gjyqtares së Shkallës së Parë në Tiranë, ku kërkonte mbrojtje fizike pas marrjes së një letre kërcënuese.

Në përmbajtjen e letrës kërcënuese gjyqtarja tha se përmendeshin dhe fëmijët e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *