Dosja Gonigal, Agron Neza thirret në SPAK!

Agron Neza është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Mësohet se Neza është pyetur nga prokuroria e Posaçme, pasi emri i tij përmendet në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Agron Neza për shumë vite ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë, ndërsa është bërë pjesë e hetimeve të SPAK, pas denoncimeve nga deputeti Gazment Bardhi në prokurori.

Kujtojmë se Charles McGonigal ka pranuar se kishte marrë 225,000 dollarë nga Agron Neza, për hetimin e FBI lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Disa muaj më parë, Gonigal pranoi fajësinë e tij për fshehjen e provave materiale dhe se ishte takuar disa herë me zyrtarë shqiptarë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *