Një makinë është përplasur me një çiklomotor në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i ciklomotor.
I plagosuri, i identifikuar si Gjergj Gjoni, banues në Balldre, është transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore.
Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i çiklomotorit.
/Priza.al/