Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia, ku janë arrestuar tre persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga ranë S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare. Ndaj tre vajzave të mitura ka nisur hetimi. Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras. Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare. Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural