Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg pesë autorët!

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dënuar mme 127 vite burg 5 të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë.

Për 5 të akuzuarit për ekzekutimin e Behar Sofisë është dhënë në total një dënim prej 127 vitesh burg. Të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë janë Ernjet Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Leonar Xhixha. Më konkretisht Ernejt Shyti autori i vrasjes i cili më pas u bë bashkëpuntor i drejtësisë pasi zbërheu rolin e personave të tjerë të përfshirë në krim është dënuar me 7 vite burg.

Bujar Leza, Xhuliano Visha dhe Skënder Vathi janë dënuari me nga 30 vite. Vrasja e Behar Sofisë Behar Sofia i njohur si “Bossi i Drogës” u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, nga Ernejt Shyti, vetëm pak metra larg Piramidës.

Sofia ka qenë duke ecur përgjatë Lanës, në moment i afrohet Shtyi i cili pasi e ndjek për disa metra i afrohet dhe e qëllon nga afër duke e lënë të vdekur në vend. Kujtojmë që në atë periudhë kanë qenë ende në fuqi disa nga masat anticovid dhe autori lëvfizte i maskuar me maskë anti-Covid, dhe me syze. Pas atentatit Shyti është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *