Malltezi dhe Berisha sot në SPAK e GJKKO!

Jamarbër Malltezi do të paraqitet sot në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokuroria për çështjen Partizani, i cili akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion.

Po ashtu, dhëndri i Sali Berishës ka depozituar dje në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë, atë të arrest shtëpie. Kujtojmë se SPAK pas hetimeve për çështjen Partizani kërkoi burg për Malltezin, ndërsa ky i fundit fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë arrest me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Sot pritet që të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës ku do të shqyrtohet rekursi i Malltezit. Po ashtu, këtë të enjte do të jepet vendimi dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *