Kreu i SPAK Altin Dumani thotë se ky institucion i drejtësisë po kryen hetime të thella ndaj çdo kujt që ka shkelur ligjin.
“Kemi kapacitete për t’u përballur me grupimet e strukturuara kriminale. Kemi dhe prova. Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandeshkueshmërisë. Është e lodhshme e vështirë, por ne po e bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë patur individit. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale”, tha Dumani.