Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku nënkomisari i identifikuar si Arben Pjeçi ka vrarë veten me armën e shërbimit në zyrën e tij. Pjeçi prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra.
Pezullimi nga detyra ka ardhur për faktin se Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.
Familjarët e viktimës kishin njoftuar Komisariatin e Policisë Durrës për humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre dhe kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij.