Sali Berisha ka shpërthyer në akuza kundër Altin Dumanit, nga maja e pallatit. Berisha e quajti Dumanin “njeriun e dytë më të korruptuar në Shqipëri pas Edi Ramës”, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë do të bëjnë shqiptarët, do të presin që Ramën ta largojë drejtësia amerikane apo do ta largojnë vetë nga pushteti.
Berisha: Asnjë komb nuk mund të pranonte një kryeministër, i cili heq dhe vë licenca nafte në marrëveshje me McGonigal, vetëm se si të pasurojë veten dhe ministrat e tij. Të dashur miq, sot sytë e mbarë botës janë të drejtuara me të drejtë te shqiptarët. Çfarë qëndrimi do mbajnë ata ndaj këtij akti të turpshëm, më të turpshëm? Do presin ata që Edi Ramën ta burgosë drejtësia amerikane, apo do e shporrin atë dhe regjimin e tij?
Miqtë e mi, Edi Ramën e mbron në Shqipëri vetëm një njeri dhe ky është Altin Dumani. Ky është Altin Damani. Ky i pavarur që përbën edhe njeriun më të korruptuar pas Edi Ramës, nga Edi Rama. Muaj më parë, kohë më parë, u thoshte shqiptarëve se nuk hetojmë çështjen e McGonigal se ajo ka ndodhur tani. Më vonë regjistron çështjen. E regjistron vetëm për ta mbyllur atë, vetëm për të mbrojtur atë. Unë dua të informoj shqiptarët se ky avokat i krimeve të Edi Ramës, që mashtronte sot shqiptarët se ka dy vite që ka regjistruar çështjen, e vërteta është tjetër.
Dhe të gjithë vjedhjet e Edi Ramës ia mbulon në njeri, dhe ky njeri quhet Altin Dumani, i korruptuar nga Rama në çdo qelizë të qenies së tij. Për ata të cilët kanë ndonjë skepticizëm apo ndonjë mendim ndryshe për Damanin e Partisë, u them të ktheheni në kohë, kur opozita kërkonte sekuestrimin e Sharrës dhe djegësit të Tiranës si vepër krimi. Altin Dumani, sikur të ishte Erion Veliaj apo Lefter Koka, na përgjigjej se nuk e sekuestrojmë dot se shkojmë në arbitrazh.
A është ky prokurori apo avokati i krimeve të Edi Ramës, gjykojeni vetë. Më vonë, me porosi familjare të Edi Ramës, shkëput nga dosja e vjedhjes së shekullit fashikullin e Arben Ahmetajt, e heton vetë, e njofton pesë ditë para se të kërkohej në parlament arrestin. Në atë fashikull përmendej 13 herë emri i Erion Veliajt, e megjithatë në atë fashikull nuk hetohej procedura, sepse procedura ka firmën e zezë të Edi Ramës.
Edi Rama është fajtori numër 1. Çfarë ndodh me avokatin e krimit qeveritar, Altin Damani? I them këto për ata të cilët përsëri kërkojnë ta paraqesin si ndryshe. U them atyre se ky është pas Edi Ramës, njeriu më i korruptuar i Shqipërisë. A e dini ju se në qindra faqe dosje të Bashkisë së Tiranës, emri i Erion Veliajt nuk përmendet njëherë të vetme. Sepse Altin Damani zbaton vetëm porositë e Edi Ramës, vetëm porositë e Edi Ramës. Miqtë e mi, për të gjykuar vjedhjet, krimin, sot ai ka plasur për fushe. Shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama qëndron para të gjithë skandaleve të mëdha. Një nga skandalet më të mëdha në Shqipëri dhe Europë është skandali Amant Josifi-Olsi Rama. A mund të thoni ju çfarë bëri Damani për të arrestuar Amant Josifin? Asgjë, asnjë urdhër arresti. Përkundrazi, e përcolli Olsi në Dubai. Dhe kur opozita ngriti zërin, denonconte Dumanër, Ramën me shokë, Dumani përgjigjej: Kemi probleme me Dumanin. Ky avokat i krimeve të klanit më të rrezikshëm në Europë, klanit Rama.
Miqtë e mi, Shqipëria sot është në diktaturën e drogës, krimit, vjedhjeve dhe kjo u realizua vetëm e vetëm nëpërmjet mekanizmit të shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim.