Komisioni Evropian i përgjigjet Greqisë: Jemi me SPAK-un për çështjen e Belerit!

Komisioni Europian i ka dhënë një përgjigje të qartë Athinës zyrtare, e cila prej muajsh po tenton të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë, për shkak të mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Eurodeputetja greke Anna-Michel Asimakopoulou u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja ‘Beleri’ është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtësisë, ne nuk komentojmë për çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-un”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *