Ish-bashkëshorti i gazetares Ledjona Xheladinaj, Jorgen Xoxi ka sqaruar marrëdhënien që ka me vajzën.
I pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka në “Mos i bjer me top”, Xoxi pretendon se marrëdhëniet me Ledjonën dhe me vajzën e tyre i ka shkëputur që prej vitit 2020, aty ku është njohur me partneren e re, por tha se nuk i di arsyet. Pa dhënë detaje, ai deklaroi se me Ledjonën është divorcuar për shkak se gjërat nuk po ecnin mirë.
Sipas tij, vetë vajza ka deklaruar se nuk do ta takojë, por këtë herë nuk fajëson Ledjonën, ndryshe nga komenti që bëri bujë një javë më parë në faqen zyrtare të “Big Brother.
“Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë që kur jemi njohur, derisa u ndamë. Deri në vitin 2022 kemi pasur marrëdhënie të mirë, pastaj u shkëputëm. U ndamë në vitin 2016. Për divorcin, nuk mund të vazhdonim dot më tej të dy bashkë.
Deri në vitin 2020, patëm marrëdhënie, pasi krijova lidhje me një tjetër, nuk kam pasur kontakt me vajzën. Kur i thash do bëhesh me një vëlla apo një motër, çupa nuk pati më interes. Çupa më ka thënë nuk dua të të takoj më, nuk e di as sot arsyen. Vajzën e kam takuar për herë të fundit qëkur ishte në shkollën greke, pra që një vit kur ka ikur në Tiranë. 1 vit e gjysmë pa e takuar”-deklaroi ai.
Vetë ledjona deklaroi fillimisht se ka ruajtur marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshortin, gjë e cila u përgënjeshtrua nja Xoxi në një koment në rrjetet sociale.