Një 33-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në fshatin Gjanç të Korçës mëngjesin e sotëm (29 Janar).
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte). Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.