Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, duke mos e lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës që të betohet.
Lidhur me këtë vendim, avokati i Belerit tha se po dhunohet e drejta e zgjedhjeve, pasi klienti i tij duhet të betohet si kryebashkiak.
“Po dhunohet e drejta e zgjedhjeve, duhet të ishte bërë betimi. Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Vendimi ka elementë të frymës fashiste. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të vendimit. Nuk ka u dha arsyetimi. Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares