Rrugorja me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen dhjetëra shoferë dhe vendosen mijëra gjoba në Tiranë për shkelje të Kodit!

Policia Rrugore ka arrestuar 27 persona, në gjendje të dehur, pa patentë dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Po ashtu janë vendosur mbi 9 mijë gjoba për shpejtësi mbi norma, përdorim të celularit apo në mungesë të rripit të sigurimit.

“Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë (22.01.2024 – 28.01.2024). 27 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

• 8 të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

• 3 për aksidente rrugore dhe largim nga vendngjarja.

• 7 për korupsion aktiv.

• 5 për kombinim të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ose nën ndikim të lëndëve narkotike dhe korupsion aktiv.

MASA ADMINISTRATIVE: Vendosur 9170 masa, përfshirë:

197 për xhama të zinj.

• 499 për shpejtësi mbi normat.

• 451 për përdorim celulari gjatë drejtimit.

• 381 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

• 77 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

• 320 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

• 6069 për qëndrim të gabuar.

56 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit. 16 automjete u bllokuan për arsye të ndryshme”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *