“Liridona më ka tradhëtuar”, eksperti Elezi: Sajesë e Naim Murselit për t’iu shmangur veprës penale

Eksperti Bedri Elezi ka folur për 4 dëshmitë e të arrestuarve që janë publikuar në media ndaj vrasjes së Liridona Ademaj, ku thuhet se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe se fajtori është gjetur nga ana e hetimeve. Përsa i përket vrasjes, Elezi tha se “ky është një rast kompleks sepse fillimisht do të kemi dëshmitarë kundrejt personit të cilit ka porositur vrasjen dhe nga ana tjetër kemi edhe personin që dyshohet për vrasjen e së ndjerës”.

Eksperti argumenton se ngjarja është komplekse dhe se dëshmia e Naimit se Liridona e ka tradhëtuar në Suedi mund të jetë e sajuar, për t’iu shmangur veprës penale për vrasje dhe për të fshehur të vërtetën e ngjarjes.

“Ajo duket diçka e sajuar, nuk është bindëse se vërtetë kemi të bëjmë me një deklaratë e cila do të konsiderohet valide për faktin se në deklaratën që ka dhënë Naimi kishte tentuar që t’i shmanget veprës penale për vrasje dhe kjo deklaratë e tij besoj se është në kuadër të fshehur të vërtetën e ngjarjes.

Nuk ma do mendja që personi i cili do të dëshironte vrasjen e bashkëshortes për tradhëti të sigurohej të ishte prezent në kryerjen e kësaj veprës, do të kishte pasur ndoshta mundësi të tjera për të kryer një vepër të tillë, por jo që të ishte prezent”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *