Emrat/ Shqiptari vret gruan e tij në SHBA, rrëmben edhe vajzën!

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë gruan e tij, ndërsa ka rrëmbyer vajzën. Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shtetin Renato Muhaj 34 vjeç, i cili vrau gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer. Sipas mediave amerikane ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater mori njoftimin. Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit.

Policia thotë se një biletë parkimi që Renato Muhaj mori në Pinellas County në shtator 2022, shënonte një apartament  si adresën e shtëpisë së tij, tregojnë të dhënat. Policia shkoi pikërisht në këtë adresë, ku aty konstatoi edhe shenjat e një krimit. Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur gruan e tij Suela Saliaj, por nuk kanë gjetur dot vajzën Alesinë. Kjo shkaktoi një alarm që u lëshua rreth orës 7 të mëngjesit. Alarmi tha se Alessia dhe Muhaj mund të kenë qenë duke udhëtuar me një Kia Sportage 2017 me targa të Floridës EJIJ99. Shefi i Policise, Mike Loux tha se “bëhet fjalë për një vrasje të pastër”. Rreth orës 8:30 të mëngjesit, përmes celularit policia ka zbuluar vendndodhjen e Renato Muhajt. Aty u gjet edhe vajza, Alessia e cila ishte benda automjetit që tashmë ishte bllokuar nga policia. 34-vjeçari shqiptar u arrestua dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa 8-vjeçarja ndodhet e sigurt në gjendje të mirë shëndetësore.

Departamenti i Policisë Clearëater tha se Muhaj përballet edhe me akuza të tjera, si ajo e dhunës ndaj prindërve, ngacmim të një dëshmitari dhe një akuzë për krime të rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *