Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa realizonte një sfidë për rrjetin social Tik Tok. Një mbrëmje që duhej të ishte plot gëzim, u kthye në tragjedi për grupin prej katër të rinjve të cilët kishin dalë së bashku, por ndërmorën këtë sfidë të rrezikshme që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Lorenzo Pjetrushi.
Për të realizuar sfidën, i riu ka hipur mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon për ta postuar në Tik-Tok. Por i riu është rrëzuar nga makina dhe më pas është përplasur nga makina Ford Focus në të cilën udhëtonte grupi i të rinjve, duke humbur jetën tragjikisht.
Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën më 29 janar, në spital, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.