“Ngrihej natën jerm, dëgjonte edhe zhurma”- Jetnor Zhaboli mbante të “burgosur” familjen, flet babai i 35-vjeçarit!

Babai i 35 vjeçarit, Jetnor Zhaboli, i cili pak ditë më parë u raportua se kishte “ngujuar” familjen e tij brenda shtëpisë, ka treguar se prej më shumë se një viti djali i tij kishte shfaqur probleme psikologjike. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Muharrem Zhaboli thotë se djalit të tij i dukej sikur dëgjonte zhurma. Sipas tij, kjo gjendje e tij erdhi pasi kaloi dy herë Covid-in.

“Çështja e monitorimit ka këtë shpjegim që ai vetë dëgjonte zhurma në shtëpi. I bëhej sikur dëgjonte zhurma, a kupton? Sikur përgjohej, sikur kishte zhurma…Ngrihej natën jerm ose e zinte gjumi tullë nuk dëgjohej fare, pra kishte ca reflekse të anës psikologjike. Këto, unë si prind dhe bashkëshortja ime i kemi vënë re pasi ata njëherë u shtruan të dy, sëmurë te Infektivi, me temperaturë, ftohje. Me një dhomë të dy. Pastaj ky kali dy herë Covid-in, në gjendje të rëndë. Pastaj kur ka bërë vaksinën, ka filluar të humbë diçka, reflekset…”, tha i moshuari.

I pyetur nëse është vizituar për këto shqetësime, babai i 35 vjeçarit u përgjigj “jo”. Sipas tij, ai ka njoftuar policinë për të parë nëse në banesë ka ndonjë zhurmues.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *