Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg policin Ludjan Zaimi i cili qëlloi për vdekje me armë kolegun e tij, brenda komisariatit nr 3 në Tiranë.
Zaimi akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, ndërsa gjykata vendosi t’ia ulë dënimin me 5 vite, ku nga 35 tani do të kryejë 30 vite burg.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 23 maj 2022 brenda komisariatit, teksa të dy oficerët do të ndërronin turnet. 25-vjeçari e qëlloi kolegun Çaush Saliasi, 6 herë me armën e shërbimit. Shkak për ngjarjen e rëndë ishte pretendimi i të riut se kolegu e bullizonte në vendin e punës, pasi mori detyrën si efektiv në Policinë e Shtetit.