Ilda Hasalla, 28-vjeç ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan.
Mësohet se e reja kishte kryer ndërhyje estetike të liposucionit, më 29 janar, ndërsa një ditë më vonë ndërroi jetë pasi pësoi trompozë. Pas ngjarjes së rëndë, ende trupi i 28-vjeçares ndodhet në morg ku po bëhet autopsia, ndërsa familja ka denoncuar spitalin, për mjekim të pakujdesshëm. Kjo pasi sipas tyre e reja vuante nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët, i kanë shprehur bindjen se kjo ndërhyrje kirurgjikale nuk do të prekte shëndetin e saj.
“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.