Dje Olsi Bylyku në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’ ka folur për ish-partneren e tij Egli Tako, duke thënë se mbase kanë nxituar duke u lidhur bashkë dhe s’e kanë njohur veten sa duhet.
Ai shprehet se i ka kërkuar falje se gëzon respekt të madh për të, por shton se vazhdimisht e ka pyetur veten nëse ishte vërtet i dashuruar apo ishte thjesht një afeksion. Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera.
Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.