Vdiq pas aksidentit, baba i 18-vjeçarit shqiptar hedh poshtë pretendimet: Nuk po bënte video për Tik Tok!

Agron Pjetrushi, babai i 18-vjeçarit që humbi jetën në Itali dy ditë më parë, pas një aksidenti tragjik ndërsa po kthehej nga ditëlindja e kushëririt, ka hedhur poshtë pretendimet se djali i tij po bënte video në TikTok.

Megjithatë, ai u shpreh se nuk ishte i qartë për dinamikën e ngjarjes.

“Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë veta. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj me patentë, jo me shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video ose foto për të postuar në TikTok, siç thanë disa njerëz gabimisht. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, tha ai.

I intervistuar nga La Tribuna di Treviso, Agroni, foli dhe për dhimbjen që po përjeton familja.

“Lorenco ishte shumë i mirë. Si shumë të rinj të moshës së tij, i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare. Nuk kemi fjetur për tetë ditë”, tha ai.

Kujtojmë se 18-vjeçari u aksidentua mbrëmjen e 20 janarit në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo. I riu ndodhej me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij dhe ajo që supozohej të ishte një lojë, gati një shaka, u kthye në tragjedi. Sipas mediave italiane, Lorenzo Pjetrushi ishte ngjitur në kofanon e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij për të bërë një sfidë dhe më pas video do të publikohej në TikTok Mirëpo, kushëriri, duke drejtuar mjetin, ka kryer një manovër që ndoshta ka qenë paksa e papritur dhe 18-vjeçari ka rënë në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë. Pas disa ditësh në spital, ai humbi betejën për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *