Berisha ankimoi vendimin e SPAK që nuk e lejoi të shkojë në Kuvend, avokatët e ish-kryeministrit në sallën e gjyqit!

Këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës për GJKKO ku do të shqyrtohet kërkesa e Sali Berishës për të marrë pjesë në Kuvend.

Avokatët e ish-kryeministrit do të marrën pjesë në gjyq, ku do të jepet vendimi nëse ankimimi i Berishës do të miratohet, ose do të rrëzohet sërish.

Kjo pasi SPAK kërkoi masë shtrënguese ndaj Berishës, i cili nuk iu përgjigj vendimit të prokurorisë, për detyrim paraqitje, ku më pas GJKKO caktoi arrest shtëpie. Berisha ndodhet nën hetim nga SPAK për çështjen Partizani, ku akuzohet për korrupsion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *