Avokati i Berishës: Kërkojnë t’i djegin mandatin!

Apeli i GJKKO ka shtyrë vendimin për kërkesën e Sali Berishës për të shkuar në Kuvend, teksa ndodhet në arrest shtëpie.

Lidhur me këtë vendim avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj tha se shtyrja e seancës bëhet qëllimisht për t’i djegur mandatin Berishës. Ndërkohës sqaroi se seanca e radhës është caktuar më datën 8 shkurt.

“Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse? Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara. Sot ndodh e e kundërta. Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija, gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe e shtynë seancën. E gjitha shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese sepse i vetmi qëllimi i kësaj gjykatë dhe politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të Berishës. Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt”, tha Gjokutaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *