Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, Rama letër ngushëllimi Presidentit Joe Biden!

Kryeministri Edi Rama me anë të një letre drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden i ka shprehur atij ngushëllimet për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë.

Në letrën e ngushëllimit kreu i qeverisë shkruan se në këto momente të vështira të gjithë duhet të jemi bashkë, ndërsa Shqipëria si aleate qëndron krah SHBA me solidaritet dhe vendosmëri.

“Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për William Rivers, Kennedy Sanders dhe Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *