Portali i shërbimeve “e-Albania” do të jetë jashtë funksionit për çdo shërbim në fundjavë.
Njoftimin e ka bërë vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit duke nënvizuar se do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e Premte, më 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00.