Hakerat iranianë shkruajnë për sulmin ndaj INSTAT!

Grupi i hakerave iranianë kanë reaguar ditën e sotme pasi ditën e djeshme sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave. Sipas grupit “Homeland Justice”, tashmë kanë në dorë të gjitha të dhënat e INSTAT. Ato shkruajnë se këtë sulm e kanë ndërmarrë për të kthyer drejtësinë në vendin e tyre.

“INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhet në reagimin e grupit të hakerave, bërë në rrjetin social Telegram.

Kujtojmë se INSTAT konfirmoi ditën e djeshme se faqja e tyre zyrtare e webit kishte rënë pre e hakerave, por thanë se nuk janë prekur të dhënat e Censit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *