Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën në televizionin e Familjes Berisha, me ose pa vetëdije, dekonspiroi ish zyrtarin e PD-së, Elvi Fundon, duke konfirmuar denoncimet e Prapaskenës se Fundo është furnizuar me informacione nga Tigri si dhe shtuar dyshimet se është financuar për të sulmuar shokët e tij të partisë dhe bizneseve, pasi u prish me ta në pazare.
Gjatë intervistës me qëllimi azili dhe pazari për të mos i hapur dosje të tjera korrupsioni, Ahmetaj konfirmoi se Elvi Fundo, i cili në polici pretendon se quhet edhe Vesho mallisti, është zari i tij mediatik në Tiranë, në të njëjtën kohë një këmborë e Ridvan Bodes, Sandër Frangajt dhe disa oligarkëve.
Pjesë nga intervista
-Çim Peka: Këtë emër po e dëgjoj për herë të parë, me çfarë merret ky njeri.
-Arben Ahmetaj: Po ta hetoni, nuk e flet njeri. Ka ndonjë arsye që nuk e thotë njeri. Të gjitha këto i kam lexuar nga Elvi Fundo, përveç tij asnjë njeri nuk e përmendur këtë. Nuk e ka përmendur TCH.
Mbrëmë Ahmetaj sulmoi Edi Ramën, Erion Veliajn, Altin Dumanin dhe gazetarin Adriatik Doçi, si pjesë një komploti të pretenduar kundër tij.
Në shkurt të vitit 2023, gazetari Adriatik Doçi referoi një kallëzim penal në SPAK për korrupsionin e Arben Ahmetajt dhe rolin e tij në biznesin e inceneratorëve, si pronar në hije.
Menjëherë pas kallëzimit, Elvi Fundo, përmes CNA nisi të sulmojë gazetarin Adriatik Doçi, madje duke kërkuar arrestimin e tij. Pra, një ish zyrtar i maskuar si gazetar sulmonte një gazetar se pse kishte kallëzuar një ish ministër për korrupsion.
Dyshimet janë të forta se Fundo paguhej nga Ahmetaj për sulmet ndaj gazetarit Doçi. Është e faktuar se 4-5 biznesmenë në dosjen e SPAK-ut për korrupsionin e Ahmetajt, paguanin me fatura portalin dhe televizionin kioskë të Elvi Fundos.
Faturat, të cilat mund të aksesohen lehtësisht, kanë një vlerë dhjetëra mijëra euro. Por, dyshohet se pjesën më të madhe Fundo e ka marrë cash. Nuk është çudi që televizionin ta ketë ngritur me paratë e inceneratorëve që ka marrë nga Arben Ahmetaj, pasi shpenzimet e deklaruara nuk përputhen me koston që të dikton një televizion, ndonëse dhomë e kuzhinë. (Dhënia e licences nga 7 anëtarë të AMA është një histori tjetër korrupsioni, mashtrimi dhe shantazhi që do të shkojë në SPAK).
Në të njëjtën kohë, Arben Ahmetaj, Monika Kryemadhi dhe një oligark nisën të ndiqnin kudo gazetarin Adriatik Doçin me çimka me qëllim për ta shantazhuar.
Për sulmin ndaj gazetarit Adriatik Doçi, ish zyrtari i PD mori një përgjigje nga vetë gazetari dhe do të paguajë në vijim një kosto që nuk e ka imagjinuar kurrë.
Pas sulmeve ndaj gazetarit që në fund të fundit kishte kallëzuar për korrupsion ish numrin dy të qeverisë, Elvi Fundo nisi të sulmojë kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, me gjuhën e Berishës dhe të Ahmetajt mbrëmë, si një personazh që ha gjizë, që fle mbi dosje, që kontrollohet nga Rama etj., se pse nuk po hetonte inceneratorin e Tiranës.
Sulmet e Fundos ndaj Dumanit përputhen akuzat dhe pretendimet e Arben Ahmetajt, duke shtuar dyshimet për rolin e Fundos si ‘vibrator’ i Tigrit.
Me informacionet dhe paratë e Arben Ahmetajt, ish zyrtari i PD dyshohet se sulmon Erion Veliajn dhe Edi Ramën, për të cilët Tigri mendon se janë kokat e komplotit ndaj tij, por edhe botues dhe media të caktuara.
Gjithashtu Fundo ka bërë gati një përndjekje deri edhe familjare ndaj ish shokëve të Arben Ahmetajt, (Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto) pasi u prish me ta për biznesin e inceneratorëve.
Si Elvi Fundo, ashtu edhe Arben Ahmetaj, përpos dobësisë për Ridvan Boden, kanë kaluar drama në rininë e hershme.
Prapaskena disponon vendimin se nëna e Arben Ahmetajt, e cila del edhe në dosjen e SPAK-ut duke inspektuar dy vilat e nuseve të të birit në Palasë dhe Hamallaj, është dënuar në formë të prerë për një vepër penale që do të turpëronte çdo shqiptar.
Ndërkaq, babai i Arben Ahmetajt, pasi ka marrë vesh një histori, vrau veten duke u hedhur në pus.
(Por nuk do të pasqyrojmë detaje nga kjo dramë pasi nuk përbëjnë interes publik).
Ndërkaq, gazetari Kastriot Myftaraj ka rrëfyer se Elvi Fundo e ka kaluar adoleshencën në prehrin e një prifti grek në Korçë, raport nga i cili besohet se përfitoi edhe pasaportën greke. Më vonë pritit i vuri gjobë bashkë me Filip Çakullin. Më vonë sulmoi edhe vetë Filip Çakullin që e mbajti me bukë, kur hante byrek rrugëve të Tiranës.
Nëse nëna e Tigrit bëri burgun për diçka të kobshme, babai i Veshos ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Voltmetri.
Pra, kemi të bëjmë me dy personazhe të degraduar moralisht, që u zgurdullohen sytë nga e bardha, thellësisht të korruptuar, të pabesë dhe që nuk kanë asnjë mik.
Kush është Elvi Fundo dhe dosja e familjes së tij që duhet të hetohet nga SPAK
Si përfundojnë paratë e BE-së në xhepat e Elvi Fundos, ‘këmbora’ e Ridvan Bodes i shfaqur si gazetar, bëmat e ish zyrtarit të PD, akuzat për gobëvënie dhe dyshimet për pastrim parash./prapaskena