“Është përbaltur emri im”/ Xhensila Myrtezaj reagon ashpër: Kam heshtur për shumë vite, por mjaft më!

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim të ashpër në rrjetë siciale, përkatësisht në insta story, për një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi. Ky reagim është bërë pasi artistes i është dërguar një video, për të cilën thekson se është bërë për të hedhur baltë mbi emrin e saj. Xhensila Myrtezaj shkruan se deri më tani ka heshtur për shpifjet, por tashmë të gjithë ata që do e bëjnë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

 

Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *