Lumbardh Salihu fiton Big Brother VIP Kosova 2!

Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ish-futbollisti me origjinë nga Vitia ka rezultuar banori më i votuar mes katër finalistëve. Ai la në vend të dytë këngëtarin Blerando, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë dhe transgjinorja Edona James në vendin e katërt. Sigurisht që ovacionet dhe brohoritjet nuk munguan nga fansat e Lumit, në momentin që emri i tij u thirr me zë të lartë si fitues i këtij edicioni. Përgjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi u shqua si një djalë i kulturuar dhe me edukatë – i cili herë pas here krijonte edhe situata dhe merrte pjesë edhe në debate të ndryshme.

Salihu si i fundit banor i shtëpisë, i fiku të gjitha dritat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova në fund të finales.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *