Sot mblidhet Kuvendi, ‘Foltorja’ kaos brenda dhe protestë jashtë!

Ditën e sotme deputetët rikthehen në seancë plenare. Në rend të ditës, në seancat që vijnë pas javës së gjelbër është vetëm një çështje: diskutimi për problematikat e qytetarëve që deputeti ka hasur përgjatë takimeve me ta.

Megjithatë, edhe këtë javë pritet të mos ketë surpriza, deputetët do të shkojnë në seancë vetëm për disa minuta, pasi opozita do të vijojë bojkotin e bllokimin dhe normalitet të diskutime pritet të mos ketë. Në këtë sesion të ri opozitarët kanë protestuar me pankarta e zhurmuese, por megjithatë foltoren  nuk e kanë lëshuar. Në kushtet kur në radhët e grupit të deputetëve të Bardhit e Berishës është kërkuar edhe radikalizmi i aksionit, këta të fundit nuk kanë pritur kthimin nga vizita në SHBA e atij që e njohin si kryetar të grupit, Gazment Bardhit, por  kanë njoftuar protestë përpara parlamentit teksa brenda mbahet seanca. Protesta është thirrur në orën 17:00 dhe nga parlamenti do të zhvendoset aty ku prej javësh është përqendruar aksioni i Rithemelimit, poshtë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha.

E teksa e hëna, pritet të mos prodhojë surpriza, seanca e ditës së enjte do të jetë edhe më e rëndësishme, pasi pritet të kalojnë një sërë projektligjesh, mes të cilëve më i rëndësishmi, ai që rikthen bastet sportive online, që nga opozita është kundërshtuar gjatë. Për këtë ligj, mazhoranca i ka votat, pasi duhet shumicë e thjeshtë, por të tjera nisma kanë mbetur peng në Kuvend për shkak se PS-së për t’i kaluar i duhen edhe votat e opozitës, siç janë pagat e Gjyqtarëve të Kushtetueses, amnistia penale apo zgjedhja e avokatit të popullit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *