Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është ndërmarrë njëkohësisht në disa shtete mëngjesin e sotëm (5 shkurt 2024) për të ekzekutuar 83 urdhërarreste të lëshuara nga Drejtoria e Antimafias e Firences. Operacioni që ka të bëjë me arrestime dhe sekuestrime po ndërmerret në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë. Ky operacion u ndërmor në kuadër të dy viteve hetim ku kanë bashkëpunuar dhe organizma ndërkombëtare si Eurojust, Interpol dhe Europol.
Operacioni çmonton një organizatë të strukturuar kriminale të natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë,ekstazi, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri si dhe me tregtinë me pakicë të lëndëve narkotike në Firence.
Bëhet me dije se që në orët e para të mëngjesit të sotëm, karabinierë kryen ekzekutime në të gjithë territorin kombëtar dhe me mbështetjen e forcave policore shqiptare, spanjolle, holandeze dhe gjermane, në vende të tjera të Bashkimit Evropian, raportojnë mediat italiane.