Trump kërkon përballje me Biden, duhet për të mirën e vendit!

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar çdo debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej në një debat me presidentin Joe Biden.

“Do të doja të debatoja me të tani, sepse duhet të përballemi në debat. Duhet të debatojmë për të mirën e vendit“, tha Trump.

I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Las Vegas, në lidhje me ftesën e ish-presidentit Trump për debat, demokrati Biden u përgjigj:

“Po të isha në vend të tij, edhe do të doja debat. Ai nuk ka gjë tjetër për të bërë”.

Edhe pse kryeson në garën mes republikanëve për të sfiduar z Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump, ende nuk e ka siguruar emërimin e Partisë së tij dhe ka refuzuar ftesën e rivales së tij republikane Nikki Haley për debat. Në përgjigje të komenteve të Trump, fushata e zonjës Haley tha me anë të një deklarate se ai “ka frikë” të përballet me të.

 

Komentet e Trump pasqyrojnë një dëshirë për t’u përqendruar tek një përballje e mundshme zgjedhore me Biden, i cili të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në Karolinën e Jugut dhe pritet të fitojë emërimin e partisë së tij. Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e Kombeve të Bashkuara gjatë administratës së zotit Trump, është pas në sondazhet e opinionit publik, por është zotuar se do të vazhdojë ta sfidojë atë. Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden, debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020. Një debat i tretë u anulua, pasi Trump u prek nga COVID-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual. Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *