Sekretari amerikan Antony Blinken vjen në Shqipëri! Detajet e vizitës

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.

Burime diplomatike në Washington, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane. Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.

Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *