Olta Gixhari, aktorja e njohur do të bëhet sërish nënë e një djali, pas Amarit. Aktorja zbuloi dje pamjet e para nga babyshower, ndërsa disa orë më vonë ka zbuluar gjininë e bebit.
Në këtë festë të madhe, Aktorja kishte ftuar Sara Hoxhën, Xhemi Shehun, Arbër Çepani, Arbër Bytyqi dhe shumë të tjerë.
Krahas videos, Olta shkruan: “Ju plotësua dëshira Amarit. Faleminderit zot për gjënë më të shtrenjtë që më ke dhënë, Familjen!
Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe me speciale. Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë”