Sara dhe Ledri së fundmi kanë qenë një prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar, kjo për shkak të ‘krisjes’ që supozohet të ketë ndodhur në marrëdhënien e tyre. Ashtu sikurse ju kemi thënë dhe ne më herët, duke u bazuar në burimet e ardhura në redaksinë tonë, çifti vazhdon të jetojë një jetë të lumtur dhe të qetë me njeri-tjetrin.
Së fundmi, pa praninë e Ledrit, Sara ka marrë pjesë në festën që Olta Gixhari ka bërë për zbulimin e gjinisë së bebushit të saj. Olta është në pritje të një djali dhe nëpërmjet një fotografie të dyshes Olta-Sara, kjo e fundit shkruan: Mama çunash ti nuk kapem me ty unë.
Sakaq Olta ja kthen: Do të pres sa ta bësh dhe ti djalin! Upss, çfarë po luhet këtu? Sara dhe Ledri në pritje të një fëmije të dytë?
Mbetet për t’u parë…